Festa e ditëlindjes për pak sa nuk u kthye në tragjedi, tarraca shembet nga pesha e rëndë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një shtëpie private në Malibu të Los Angeles, ku gjatë një feste plotë me pjesëmarrës është shembur tarraca në të cilën po argëtoheshin të ftuarit, ku si pasojë disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së tarracës së mbingarkuar me të ftuar që po shijonin festën.
Sipas dëshmitarëve, festa ishte organizuar me rastin e ditëlindjes së pronarit të shtëpisë, që kishte ftuar tridhjetë miq për ta ndarë gëzimin me ata.
Megjithatë, festa për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur pllaka e betonit nga tarraca u shemb dhe të pranishmit që ishin jashtë përfunduan në një pjesë shkëmbore.


