"Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedonië e V", Këshilli i BE bën zyrtar rekomandimin

Politikë

"Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedonië e

Këshilli i Bashkimit Evropian ka kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të nisin sa më shpejt.

Ai iu ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE, përpara mbledhjes që ministrat e Jashtëm të BE mbajnë këtë të hënë.

Mes të tjerash, në dokument thuhet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përparuar me reformat.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitje më të fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popujt përkatës.

Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende.”

Aty po ashtu vihet në pah se në Ballkanin Perëndimor ndihet zhgënjim i thellë për procesin e zgjerimit, që sipas Këshillit të BE, u shtua edhe më shumë kur ishte diskutimi për vaksinat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion