Fëmijë, gra dhe fermerë të pafajshëm, në Etiopi gjenden 2 varre masive

Në Etiopi janë zbuluar dy varre masive, duke bërë që zyrtarët të akuzojnë luftëtarët Tigrayan për këtë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zyrtarët në fjalë pretendojnë se luftëtarët kanë vrarë 119 civilië në rajonin fqinj të Amhara. Sipas tyre, vrasjet u kryen gjatë një periudhe dy-ditore në fillim të këtij muaji.
Ndërkohë, banorët e fshatit Chena, 10 km nga Dabat në Gondar të Veriut, thanë se atje kishte pasur luftime të rënda. Administratori i Dabat Ato Sewnet Wubalem tha se 119 trupa ishin gjetur, por banorët thanë se disa njerëz ishin ende të zhdukur. Trupat u rivarrosën në një kompleks kishe.
Ai shtoi se viktimat “ishin fermerë të pafajshëm, priftërinj, fëmijë dhe gra”. Zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët që folën për BBC thanë se luftëtarët rebelë kryen mizorinë pasi humbën territorin gjatë 10 ditëve të luftimeve të rënda.
Nga ana tjetër, kryengritësi Fronti Çlirimtar i Popullit Tigray nuk ka komentuar akuzën se luftëtarët e tij kishin vrarë civilë./BW


