Dyshohet se plagosi dy vëllezërit në Shkodër një ditë më parë, policia arreston 47-vjeçarin (Emri)

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit të dyshuar për plagosjen e dy vëllezërve një ditë më parë. Ngjarja ndodhi në fshatin Rrethinat, ku autori i dyshuar, Xhevahir Fikaj, plagosi me armë shtetasin I.G dhe më pas me sende të forta dhunoi dhe vëllanë e tij.
“Shkodër/ Kapet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur ditën e djeshme në Fshatin e Ri, Rrethinat, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të DVP Shkodër, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj., 47 vjeç.
Ky shtetas dyshohet si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër) pas një konflikti për motive pronësie. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


