Po udhëtonte me 6 emigrantë të paligjshëm në një makinë me qira, arrestohet në Fier 34-vjeçari

Aktualitet

Po udhëtonte me 6 emigrantë të paligjshëm në një

FIER- Në një kohë kur puna për kapjen dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, policia e Fierit ka arrestuar 1 person.

Në një aksion të zhvilluar nga policia në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit" kanë arrestuar A.H 34 vjeç.

Ai po udhëtonte me 6 emigrantë të paligjshëm në automjetin tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion