Aksidenti tragjik në Milot, zbardhen emrat e viktimave

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Milot, zbardhen emrat e viktimave

Mëngjesin e sotëm është raportuar për një aksident në Kurbin, që për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se emri i viktimave janë Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç. Policia ka bërë me dije se shoferi i makinës ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Aksidenti ne Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip "Toyota" ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

 

ME TE LEXUARAT