Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem/ Italia në alarm të kuq, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

Bota

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem/ Italia në alarm të

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe pjesën më të madhe të Evropës, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 45°C në disa zona gjatë ditëve në vijim.

Për të tretën herë brenda pak javësh, autoritetet italiane kanë shpallur alarm të kuq për disa qytete. Sot, niveli maksimal i rrezikut është në fuqi për Firencen, Peruxhian, Breshian dhe Torinon, ndërsa të mërkurën listës do t’i shtohen edhe Bolonja, Frosinone dhe Roma.

Meteorologët parashikojnë temperatura nga 39°C deri në 41°C në pjesën më të madhe të Italisë qendrore e jugore, si dhe në Sardenjë, ndërsa në zonat e brendshme termometri mund të afrohet me 45°C deri në fund të javës.

Përveç vapës ekstreme, Italia po përballet edhe me thatësirë të theksuar dhe mungesë të burimeve ujore, veçanërisht në rajonin e Piemontes, ku autoritetet kanë ngritur alarmin për krizën e ujit.

Temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në jetën e përditshme. Në Firence, korrierët e platformave të shpërndarjes së ushqimit kanë paralajmëruar grevë, duke kërkuar mbrojtje më të madhe për punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta.

Vala e të nxehtit po prek edhe pjesën tjetër të Evropës. Në Mbretërinë e Bashkuar temperaturat mbi 30°C po favorizojnë përhapjen e zjarreve, ndërsa në Francë flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyllit Fontainebleau. Në Gjermani, autoritetet raportojnë rritje të rasteve të mbytjeve, me 99 viktima vetëm gjatë muajit qershor.

ME TE LEXUARAT