Përplasen Franca dhe Britania, shkak bëhet e drejta e peshkimit

Bota

Përplasen Franca dhe Britania, shkak bëhet e drejta e peshkimit

Mediat britanike kanë bërë me dije sot se kryeministri Boris Johnson urdhëroi dislokimin e dy anijeve luftarake të Marinës Mbretërore pranë ishullit të Jersey si masë paraprake pas tensionimit të situatës me Francën për shkak të të drejtave të peshkimit.

Ky urdhër erdhi në një kohë që një anije detare Franceze po shkon drejt ishullit, ndërsa peshkatarët protestojnë për të drejtat e tyre pas Brexit. Peshkatarët francezë deklarojnë se të drejtat e tyre kufizohen padrejtësisht nga licencat e lëshuara nga ishulli nën një sistem të ri.

Anijet të armatosura deri në dhëmbë, do të patrullojnë kanalin pasi Parisi zyrtar kërcënoi një ditë më parë se do të ndërpresë energjinë në ishullin në varësi të kurorës britanike, i cili furnizohet me një kabull nënujor.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, ministrja Annick Girardin akuzoi autoritetet në Jersey se po krijonin pengesa për pajisjen me leje peshkimi për varkat franceze. Ajo u shpreh se Franca ishte e gatshme të kundërpërgjigjej ndaj këtyre zvarritjeve duke kërcënuar me ndërprerje të energjisë elektrike.

 

ME TE LEXUARAT