EMRI/ Shqiptari i dënuar për vrasje, sfidon sistemin britanik! Telefon, TikTok dhe lojra online nga qelia e burgut

Kriminelët shqiptarë prej kohësh kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja sidomos ato britanike për kokëfortësinë e tyre dhe shkeljes së rregullave edhe nga qelia ose arratia. Daily Mail së fundmi i ka kushtuar një artikull të gjatë 32-vjeçarit shqiptar, Eugert Merizaj i cili është i dënuar me 32 vite burg për vrasje.
I riu shqiptar edhe pse në burg nuk i ka privuar vetes të ketë veshje luksi dhe një telefon i cili është i paligjshëm në qeli. Media britanike thekson se Merizaj është person i cili futet shpesh edhe në rrjetet sociale në TikTok dhe bashkëbisedon me bashkëkombasit e tij.
Në një video të analizuar nga Daily Mail. 32-vjeçari shpreh se do të ekstradohet në Shqipëri ndërsa ka shprehur ankesat për burgun ku qëndron. Një nga problematikat që ai thekon është ushqimi. Sipas shqiptarit gjendja mund të jetë më e keqe në vendlindje por të paktën do të takohet me familjen.
Ai shpreson për një transferimin e tij në Shqipëri pas marrvëshjes së arritur mes vendit tonë dhe Anglisë. Daily Mail më tej shton se Merizaj fiton para nga lojrat në TikTok. Sipas medias britanike, gjyqtari Lavender pranoi se Merizaj nuk e kishte tërhequr këmbëzën për vrasjen që është dënuar por tha se ai kishte qenë shumë i përfshirë në planifikimin e saj.


