Emri/ Rrëmbeu fëmijët e mitur nga ish-gruaja në Gjermania, gjykata lë në burg shqiptarin

Gjykata e Spanjës ka lënë në burg 45-vjeçarin shqiptar i cili rrëmbeu dy fëmijët e tij në Gjermani e më pas për t’u shpërngulur në Portugali.
Lorenc Toska është lënë nën masën e arrestit me burg pa afat deri në përfundim të hetimeve mbi rastin në fjalë.
I pandehuri gjithashtu do të përballet me përgjegjësi penale dhe për dhunë në familje, e cila do të rëndonte më tej situatën e tij ligjore.
Babai i dy fëmijëve u arrestua më 24 gusht të këtij viti në Peniche, një komunë portugeze jo shumë larg qytetit të Lisbonës.
Toska u zhduk nga Gjermania sëbashku me fëmijët e tij në dhjetor të vitit 2020. Nëna e fëmijëve, Ana Enke bëri një denoncim në polici në 17 janar.
Autoritetet gjermane kontaktuan ato spanjolle pasi zbuluan që Lorenc Toska kishte udhëtuar drejt Spanjës. Gjykata e Tenerifes lëshoi në qershor, pra rreth 6 muaj pas denoncimit, një urdhër që 45-vjeçari të dorëzohej përpara autoriteteve sëbashku me fëmijët.
I gjendur në këtë situatë, Lorenc Toska u largua drejt Portugalisë. Bashkëshortja e tij shkoi në Spanjë ku bëri një denoncim të dytë, çka detyroi dhe drejtësinë spanjolle të lëshojë një urdhër të dytë arrestimi më 17 gusht.
Autoritetet portugeze arritën të identifikojnë 45-vjeçarin dhe fëmijët e tij, derisa e arrestuan më 24 gusht.


