Emrat, kush janë 5 prokurorët që garojnë për t'u bërë pjesë e KLP-së

Politikë

Emrat, kush janë 5 prokurorët që garojnë për t'u

Pesë prokurorë kanë depozituar dokumentet duket shprehur interesin për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Anëtarët që kanë mandat 3 vjeçar do të zëvendësohen brenda dhjetorit 2021.

 Kandidatët për KLP

Znj. Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
Z. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
Z. Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
Znj. Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
Z. Ludovik Doda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës

Prokuroria e Përgjithshme brenda 7 ditëve nga përfundimi i afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, do të bëjë verifikimin e dokumentacionit dhe kushteve ligjore.


Pas përfundimit të kësaj procedure kandidaturat do të shpallen në faqen zyrtare, për të vijuar me organizimin e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve pas thirrjes të saj nga Prokurori i Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion