"Shqipëria vend me rrezik të lartë nga Covid-19", Gjermania ndryshon rregullat për udhëtarët

Pas rritjes së numrit rasteve ditore të infektimeve me Covid-19 në Shqipëri, Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët që do udhëtojnë drejt këtij shteti.
Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani!!!
Nga dita e dielë, 5 Shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:
Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
Informacione të mëtejshme gjenden në faqen e internetit t♪7 ambasadës gjermane https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008


