Emri/ I dënuar me burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Britani

Bota

Emri/ I dënuar me burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

Një 42-vjeçar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi ishte dënuar në Itali me burg për anëtarësim në një grup të krimit të organizuar të përfshirë në trafikun e drogës.

Bëhet fjalë për Besnik Zekthi, i cili ka dalë dje para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit për të nisur procedurat e ekstradimit, po ai nuk pranoi të ekstradohej dhe u dërgua në paraburgim përpara një seance tjetër këtë muaj ku do të shqyrtohet një kërkesë për lirimin me kusht.

“Një numër i madh i të dënuarve dhe kriminelëve të dyshuar shqiptarë që kërkohen në Itali janë arrestuar në Britaninë e Madhe për ekstradim vitet e fundit.

Rrjetet shqiptare të krimit të përfshirë në furnizimin me kokainë, me lidhje me kartelet e furnizuesve në Amerikën e Jugut, kanë punuar me mafien italiane për shpërndarjen e drogës dhe lëvizjen e saj nëpër Evropë.

Historikisht, bandat e krimit shqiptarë kanë përdorur gjithashtu pasaporta dhe dokumente identiteti italiane për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vitin e kaluar gjenerali Pasquale Angelosanto, komandant i një njësie speciale të Karabinierëve që lufton rrjetet e ndryshme mafioze të Italisë, tha se mafia e fuqishme italiane Ndrangheta po bashkëpunonte me bandat shqiptare për të fituar miliarda euro në vit duke importuar kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë”, shkruan media britanike Express.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion