E TMERRSHME! Burri i mbyll gojën qenit dhe e varros të gjallë, ja si u justifikua në polici...

Bota

E TMERRSHME! Burri i mbyll gojën qenit dhe e varros të gjallë, ja

Një ngjarje e trishtuar ka tronditur zonën rurale të Nea Michanionës në Greqi, ku një burrë 90-vjeçar është arrestuar pasi ka varrosur një qen të gjallë, duke i mbyllur gojën me shirit ngjitës.

Ngjarja u zbulua të mërkurën në mëngjes, kur një kalimtar rastësor vuri re veprimin dhe njoftoi menjëherë policinë.

Oficerët e Departamentit të Policisë së Thermaikos arritën shpejt në vendngjarje dhe gjetën qenin 17-vjeçar ende gjallë, megjithëse shumë të traumatizuar.

Kafsha u dërgua menjëherë në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Mjedisin e Kafshëve Endacake të Selanikut Lindor, ku po merr kujdesin e nevojshëm dhe është përmirësuar në shëndet.

Sipas informacionit të oficerëve, 90-vjeçari ka thënë se mendoi se qeni i cili i përkiste vajzës së tij kishte ngordhur, dhe për këtë arsye vendosi ta varroste.

Megjithatë, ky pretendim është duke u hetuar nga autoritetet, të cilat e konsiderojnë veprimin e tij një shkelje të rëndë të ligjit për mirëqenien e kafshëve.

Për këtë incident, burri i moshuar ka marrë një gjobë administrative prej 30,300 eurosh, ndërsa çështja është referuar për ndjekje të mëtejshme penale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion