Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

Sport

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në

“Jam shumë i emocionuar që jam këtu mes kaq figurave të shquara të kombit shqiptar”

Në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekoruar disa figura të shquara të vendit, që kanë spikatur në fusha të ndryshme.

Mes të dekoruave ishte edhe ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare, aktualisht drejtori sportiv i Milanit, që vlerësohet për arritjet e tij në fushën e sportit, si lojtar dhe drejtues.

“Sot do të jetë fjalimi im më i shkurtër. Jam shumë i emocionuar që jam këtu mes kaq figurave të shquara të kombit shqiptar. Unë vij nga një botë komplet tjetër, ajo e sportit”, ka thënë Tare pas dekorimit me Urdhrin Suprem të Shqiponjës, nga Presidenti Bajram Begaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion