PD kërkon tërheqjen e Endrit Shabanit nga gara për Avokat të Popullit: Është lepuri i Surrelit, mbështesim...

Politikë

PD kërkon tërheqjen e Endrit Shabanit nga gara për Avokat të

Partia Demokratike kërkoi sot heqjen nga rendi i ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi sipas saj, maxhoranca po tenton ta marrë këtë institucion përmes Endrit Shabanit.

Nënkryetari i grupit të PD-së, Belind Këllici tha se dy kandidatët që mbështet opozita janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja.

“Në 5 dhjetor ju jeni njoftuar për tërheqjen e gjithë firmave të deputetëve të PD për kandidaturat që janë paraqitur për Avokat të Popullit. Në listë ndodhet edhe lepuri i Surrelit, Endrit Shabani, i cili po çon deri në fund skenarin e maxhorancës që avokatin e Popullit do ta marrë PS-ja. Që të jemi të qartë, qëndrimi ynë është i prerë, asnjë nga 26 kandidatët për Avokat nuk i ka firmat e deputetëve të PD-së për të garuar”, tha Këlliçi.

“Nëse i rikthehemi precedentit të firmave, ka ndodhur në vitin 2022, kur janë tërhequr në seancë. PD nuk merr pjesë në këtë farsë, për sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endrit Shabanit nga lista e propozimeve.  Kandidaturat tona janë Besim Ndregjoni dhe Adriana Kalaja. Kemi njoftuar institucionet ndërkombëtare për këtë. Endri Shabani nuk përfaqëson vullnetin e PD-së”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion