E rëndë në Verona, 19-vjeçari humb jetën nga goditja elektrike pasi u ngjit në çatinë e një treni!

Bota

E rëndë në Verona, 19-vjeçari humb jetën nga goditja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Verona të Italisë. Mësohet se një 19-vjeçar kahumbur jetën tragjikisht pasi ai arriti të hipte në gardhin metalik të stacionit të një treni.

I riu, Edoardo Mangano kishte dalë me miqtë të shtunën në mbrëmje për t'u argëtuar në një klub nate që ndodhet pranë stacionit të trenit Porta Vescovo të Veronës.

Pas festës, 19-vjeçari dyshohet se u ngjit në gardhin metalik të stacionit dhe u ngjit në çatinë e një treni tregtar që ishte ndalur në shina për natën. Aty ai preku linjat e energjisë elektrike dhe u godit për vdekje nga energjia elektrike.

Trupi i tij u gjet pak më vonë përgjatë shinave të stacionit. Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion