E rëndë/ 35-vjeçari vritet dhe fshihet në bodrumin e shtëpisë, autorë dyshohen partnerja dhe nëna e tij

Bota

E rëndë/ 35-vjeçari vritet dhe fshihet në bodrumin e

Një krim makabër raportohet se ka ndodhur në Itali, pasi polica ka zbuluar një trupin e copëtuar të një 35-vjeçari në bodrumin e shtëpisë së tij. Sipas mediave italiane krimi dyshohet se është kryer nga partnerja dhe nëna e tij. Dy gratë thuhet se kanë pranuar tashmë përgjegjësinë për vrasjen. Vdekja daton disa ditë më parë dhe eshtrat ishin mbuluar me gëlqere për t'i fshehur ato. 

Mediat vendase shkruajnë partnerja 30-vjeçare e viktimës, me origjinë nga Kolumbia, dhe nëna e tij, e njohur në komunitetin vendas si infermiere, ishin ato që telefonuan autoritetet rreth orës 10:30 të mëngjesit. Kur karabinierët mbërritën në banesën në Via dei Lotti, gjetën trupin e 35-vjeçari Alessandro Venier, në gjendje dekompozimi, i cili ishte copëtuar.

Më pas partnerja dhe nëna janë marrë në pyetje për orë të tëra, edhe pse ato kanë pranuar përfshirjen e tyre në krim, ende nuk është sqaruar se cilat ishin motivet e tyre. Sipas mediave italiane, incidenti i paimagjinueshëm ndodhi pas një grindjeje për një çështje për motive banale. Viktima, Alessandro Venier, mësohet se kishte një vajzë gjashtëmuajshe me partneren e tij, e cila është vënë nën mbrojtjen e shërbimeve sociale të bashkisë.

Alessandro ishte rritur nga nëna e tij në këtë vilë të vogël në Gemona. Nëna, një infermiere në spitalin Gemona, ishte e vetmja në familje me një punë të qëndrueshme. Djali i saj merrej vetëm me punë të rastësishme dhe kalonte periudha të gjata jashtë vendit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion