Nis AKSIONI ndaj hoteleve, Tatimet kapin resortin në Qeparo që nuk deklaroi mijëra euro!

Aktualitet

Nis AKSIONI ndaj hoteleve, Tatimet kapin resortin në Qeparo që nuk

Aksioni tatimor në zonat turistike nuk i kanë shpëtuar as resortet më të mëdha të vendit. Raportohet se janë evidentuar 690 mijë euro të padeklaruara për periudhën 2023-2025, në një hotel në Qeparo.

Edhe për këtë subjekt, shkelja e konstatuar ka qenë ajo e mos-lëshimit të kuponit tatimor, për të cilën tatimet kanë marrë masën e mbylljes së aktivitetit për 30 ditë.

"Edhe për këtë subjekt, shkelja e konstatuar ka qenë ajo e mos-lëshimit të kuponit tatimor, për të cilën tatimet kanë marrë masën e mbylljes së aktivitetit për 30 ditë.

Hotel në Qeparo:  690 mijë euro të padeklaruara per periudhen 2023-2025 janë zbuluar nga Administrata Tatimore përmes analizave dhe kontrollit të specializuar të Hetimit Tatimor.Fatura fiktive dhe shkelje të tjera u evidentuan nga Task Forca e Terrenit, pas denoncimeve dhe konstatimit të bërë nga analiza e thelluar e riskut.

Aministrata Tatimore apelon për zbatim të rregullave, për të shmangur pasojat e rënda administrative dhe penale!", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT