E rëndë/ 18 emigrantë mbyten në det pas përmbysjes së varkës në Libi! 50 persona të zhdukur

Bota

E rëndë/ 18 emigrantë mbyten në det pas përmbysjes

LIBI- 18 emigrantë kanë humbur jetën tragjikisht dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u fundos në brigjet e Tobrukut në kufirin e Libisë me Egjiptin. Ngjarja u regjistrua gjatë fundjavës sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

“Kjo tragjedi e fundit është një kujtesë e zymtë e rreziqeve vdekjeprurëse me të cilat përballen njerëzit në kërkim të sigurisë dhe mundësive.

Libia mbetet një qendër e madhe për migrantët dhe refugjatët, shumë prej të cilëve përballen me shfrytëzim, abuzim dhe udhëtime kërcënuese për jetën”, shtoi IOM.

Që nga përmbysja e Muamar Gadafit në vitin 2011, Libia është bërë një qendër tranziti për emigrantët që kërkojnë të arrijnë Evropën duke kaluar shkretëtirën dhe Detin Mesdhe për t'i shpëtuar luftës dhe varfërisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion