“E mbyti dhe tentoi të zhdukë trupin”/ Detaje nga vrasja makabre e ish- Miss Zvicrës

Bota

“E mbyti dhe tentoi të zhdukë trupin”/ Detaje nga vrasja

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e ish-finalistes së “Miss Zvicra”, Kristina Joksimovic, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj pas një konflikti të ashpër familjar.

Sipas mediave zvicerane, 41-vjeçari Marc Rieben akuzohet se e ka mbytur modelen 38-vjeçare dhe më pas ka tentuar të fshehë gjurmët e krimit duke copëtuar trupin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2022 në Binningen, ndërsa hetimet kanë zbuluar se çifti kishte konflikte të vazhdueshme lidhur me divorcin, kujdestarinë e fëmijëve dhe problemet financiare.

Sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë debatit autori dyshohet se e ka kapur viktimën nga fyti dhe e ka përplasur në mur përpara se ta mbyste.

Hetuesit zviceranë pretendojnë se pas krimit, i dyshuari e ka copëtuar trupin me mjete prerëse dhe pajisje kopshtarie, ndërsa disa pjesë të trupit dyshohet se janë shkatërruar me pajisje industriale dhe substanca kimike.

Raporti mjeko-ligjor ka rrëzuar pretendimet e autorit për vetëmbrojtje, duke theksuar se viktima humbi jetën si pasojë e mbytjes.

Trupi i viktimës u gjet nga familjarët në banesën e tyre, ndërsa autoritetet zvicerane e kanë cilësuar ngjarjen si një nga krimet më tronditëse të viteve të fundit në Zvicër.

 

 

 

 

l

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion