Akuzohet për pastrim parash, Prokuroria e Gjirokastrës dërgon në gjyq një person!

Aktualitet

Akuzohet për pastrim parash, Prokuroria e Gjirokastrës dërgon

Prokuroria Gjirokastër ka dërguar në gjyq personin me iniciale A.B. për ‘pastrim parash’. I sekuestrohen 2 apartamente dhe makinë, të dyshuara nga veprimtari të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.


Njoftimi i plotë:


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet paraprake për procedimin penal nr.13, të vitit 2022, rezultoi se ky shtetas ka siguruar pasuri të paluajtshme nga të ardhurat nga veprimtaria e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në qytetin e Sarandës, si dhe blerjes së automjetit “Mercedes Benz” me të cilin ushtron aktivitetin e shërbimit “transport udhëtarësh”, ky shtetas rezultoi se ka kryer veprime financiare me qëllim shmangien nga raportimi sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave, arsye për të cilën po procedohet penalisht.


Në funksion të hetimit, me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u caktua “Sekuestro preventive” mbi pasuritë që i përkasin shtetasit A.B. si më poshtë:

a.            Pasuria e llojit “Apartament” me sip. 66.8m2, vendodhje rruga “1 Maji”, Sarandë;

b.            Pasuria e llojit “Apartament” me sip. 160.7m2, vendodhje rruga “1 Maji”, Sarandë; dhe

c.             Autoveturë “Mercedes Benz”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grup-veprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion