Konflikt për motive të dobëta, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës

Aktualitet

Konflikt për motive të dobëta, arrestohen 2 të rinjtë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 persona në Durrës, pas një konflikti të rëndë me njëri-tjetrin. Blutë lajmërojnë se ka rënë në pranga shtetasi E.N, 27-vjeç, i akuzuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”, dhe 26-vjeçari për veprën e vrasjes me dashje. Sipas njoftimit, të rinjtë pas një debati, kan ëprdorur mjete prerëse dhe ndërhyrja e një pale të tretë ka bërë të mundur parandalimin e një tragjedie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale "Vrasje me dashje" shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT