E konfirmon Vladimir Putin: Moska e gatshme pa kushte për negociatat e paqes me Ukrainën!

Bota

E konfirmon Vladimir Putin: Moska e gatshme pa kushte për negociatat e

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se Moska është e gatshme të negociojë me Ukrainën pa parakushte gjatë një takimi me të dërguarin amerikan Wittkow, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Wittkoff u takua me Putinin për tre orë në Moskë të premten për të diskutuar planin e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump tha se të dy palët janë “shumë afër një marrëveshjeje”, pavarësisht dallimeve të dukshme në pozicionet e tyre.

Në të njëjtën kohë, duke shprehur zhgënjimin e tij për sulmet e fundit me raketa ruse në zonat civile, Trump vuri në dyshim nëse Putin ishte i sinqertë për përfundimin e luftës.

“Putini nuk ka asnjë arsye që të ketë gjuajtur raketa në zona të populluara, qytete dhe fshatra në ditët e fundit. Kjo më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron të ndalojë luftën,” shkroi Trump në platformën Truth Social.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion