Dyshohet se gjyshi ngacmoi mbesën, flet baba i të miturës: Shpifi bashkëjetuesja ime!

Aktualitet

Dyshohet se gjyshi ngacmoi mbesën, flet baba i të miturës: Shpifi

Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës.

31-vjeçari Ageljano Gjata thotë se situata është stisur nga ish-bashkëjetuesja e tij, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës, ndërsa pohon se nëna e ka braktisur të bijën që kur ishte foshnjë dhe 5-vjeçarja është rritur nga gjyshërit.

Banorët e fshatit Peshtan, ku jeton familja Gjata thonë se 55-vjeçari ka një sjellje korrekte, duke përmendur sakrificat që ka bërë për rritjen e mbesës.

55-vjecari Vladimir Gjata ndodhet në ambientet e komisariatit të Policisë Fier në pritje të seancës gjyqësore, për vlerësimin e masës së sigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion