E fundit/ Pas vaksinimit, raportohet mpiksje gjakut tek 30 pacientë, reagojnë mjekët

Një lajm i keq ka ardhur nga Britania, ku mësohet se të paktën 30 pacientë janë raportuar me mpiksje gjaku pasi janë vaksinuar me AstraZeneca. Lajmi u bë me dije nga zyrtarët shëndetësorë, të cilët ende besojnë në përfitimet e vaksinës për parandalimin e Covid-19 dhe kanë inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.
Kujtojmë se më 18 mars, rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tha se kishte raportuar 5 raste të një mpiksje të rrallë gjaku në tru midis 11 milion të dozave të administruara. Ndërkohë, shkruajnë mediat vendase, sipas të dhënave, 22 raste ishin trombozë e sinusit venoz cerebral, një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë e mpiksjes së gjakut në tru dhe tetë persona kishin raportuar trombocite të ulëta të gjakut nga 18.1 milion doza të dhëna.
Mediat shkruajnë, duke cituar raportin e zyrtarëve të shëndetësisë se deri në 24 Mars, janë marrë 22 raporte të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) dhe 8 raporte të raste të personave që kishin trombocite të ulëta, nga 18.1 milion doza të administruara të vaksinës AstraZeneca. Nuk kishte raporte për vaksinën Pfizer / BioNTech.
Në fillim të kësaj jave zyrtarë shëndetësorë në Frankfurt raportuan 31 raste të trombozës venoze të sinusit cerebral (CSVT) nga 2.7 milion njerëz të vaksinuar.


