Përndjekje, kundërshtim të policisë dhe vjedhje, në pranga 7 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar pasi ka drejtuar makinën në gjendje të dehur, ku për pasojë është përplasur me një mjet tjetër. Sipas njoftimit, fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Volvo", është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 35 vjeç, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësen e Policisë Bashkiake.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 31 vjeç, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, pasi gjatë natës në rrugën "Llazi Miho", në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 3 vjedhje me thyerje konkretisht : një shumë parash në farmacinë e shtetasit M. T., disa sende në një koiskë si dhe një shumë parash në bar-bilardon e shtetasit V. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura si dhe sendet që përdornin këta shtetas për të kryer vjedhjet.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 3 drejtues mjetesh shtetasve : Sh. H., 30 vjeç, T. D., 38 vjeç dhe Sh. B., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 01.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit N. B., 65 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Përndjekja". Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


