Qarkullonin me kokainë dhe para fallco, kapen në flagrancë 4 të rinjë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka sulmuar tre “grupe” të ndryshme, që dyshohen se bënin shprëndarje të lëndëve narkotike. Mësohet se blutë kanë vënë në pranga 4 persona, pasi janë kapur në flagrancë me lëndë narkotike dhe para fallco. Blutë bëjnë me dije se janë operacione të ndryshme. Janë vënë në pranga një 23 dhe 22 vjeçarë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur rreth 1 kg kanabis. Në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar, pasi iu gjetën lëndë narkotike dhe 50 euro fallco. Po ashtu, është arrestuar një 23-vjeçar, pasi gjatë kontrollit, iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
“Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha Qarkun e Tiranës për kapjen e personave që merren me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën "Egnatia" gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular ;
E. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme "Shqiponjat" iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartmonedhë 50 euro, e dyshuar fallco ;
J. Xh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme "Shqiponjat" iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.


