E frikshme! “Misteri” i qytetit kalifornian që çdo vit fundoset çdo vit nga 60 cm

Bota

E frikshme! “Misteri” i qytetit kalifornian që çdo vit

Një detaj i frikshëm është publikuar për qytetin Corcoran në Kaliforni. Sipas USGS California Science Water Center, ky qytet bujqësor është zhytur nga 60 centimetra çdo vit gjatë dekadës së fundit, kjo si rezultat i kompanive bujqësore që kanë pompuar ujë nëntokësor për të ujitur të korrat e tyre për dekada.

Mediat e huaja, që citojnë raportin në fjalë, shkruajnë se parashikohet se qyteti do të fundoset edhe gjashtë deri në 11 metra të tjerë gjatë dy dekadave të ardhshme. Banorët tashmë kanë ndjerë efektet e menjëhershme të fundosjes së ngadaltë dhe me një kosto për një qytet ku të ardhurat mesatare janë 40,000 dollarë. Zonat e përmbytjeve janë zhvendosur dhe niveli i qytetit është dashur të rindërtohet për 10 milion dollarë, duke rritur faturat e taksës së pronës së banorëve afërsisht 200 dollarë në vit për tre vjet.

Për breza të tërë, fermerët nxjerrin ujin nëntokësor nën sipërfaqen e tokës, kur nuk mund të marrin mjaftueshëm ujë sipërfaqësor nga lumenjtë lokalë ose nga kanalet, duke dëmtuar infrastrukturën. Por, megjithë efektin negativ që ka në zonë, banorët dhe drejtuesit e qytetit kanë zgjedhur të minimizojnë ose heqin dorë nga injorimi i fundosjes së qytetit.

ME TE LEXUARAT