Mbërrin sot në Tiranë për hapjen e negociatave, Rama konferencë për shtyp me ministrin gjerman rreth orës 18:30

Ditën e sotme pritet të mbërrijë në Tiranë ministri gjerman për Evropën, Michael Roth për një vizitë 2-ditore. Mësohet se gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri do diskutojë me kryeministrin Edi Rama ecurinë e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Takimi do zhvillohet sot rreth orës 18:30, për të cilën do të ketë një konferencë për shtyp nga Kryeministria rreth orës 18:30.
Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut. Ministri shtetëror gjerman për Evropën Michael Roth para arritjes në Shkup tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t'i përmbushë premtimet e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
"Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri”, shkroi në Twiter Michael Roth.


