Villareal rrëmben për herë të parë kupën e Europa Ligë, 22 penallti për t’ia marrë nga dora titullin Manchester United

Villareal është fituesi i Europa League, pasi mundi me penallti Manchester United. Fillimisht ndeshja përfundoi me barazimin 1-1, duke detyruar që të bëhen penallti. Ndeshja ishte e fortë, kun ë fillim prekën portën e kundërshtarit spanjollët nga ana e Dani Parejos.
Pjesa e dytë do të niste vrullshëm nga të dyja krahët, por goli i baraspeshës për “djajtë e ku1”, do të vinte në minutën e ’55-të, me një gol të shënuar nga veteran uruguaian Edison Cavani. Goli i bomberit u konfirmua vetëm pas konsultimit të arbitri francez Clement Turpin, me VAR, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje. Cavani i shkoi pranë edhe golit të dytë në minutën e 72-të, por topi i goditur prej tij me kokë, u largua mbi vijën fatale nga një mbrojtës i spanjollëve, ndërsa koha e rregullt përfundoi në barazim, duke bërë 1ë skuadrat t’i drejtoheshin shtesës 30-minutëshe.
Këto minuta kaluan me shpejtësi dhe fitorja, do të vulosej nga ekzekutimi i 11-metërshve. Plot 22 lojtarë goditën penalltitë, ku lojtarët e Villareal, shënuan saktë 11, përfshirë këtu edhe portierin Rulli, ndërsa për anglezët, gaboi portieri De Gea, duke shënuar kështu dhe humbjen për të tijët. Villareal e fiton këtë trofe për herë të parë në histori.


