Sulme ajrore mes Izraelit dhe Iranin, vazhdojnë tensionet në lindje

Bota

Sulme ajrore mes Izraelit dhe Iranin, vazhdojnë tensionet në lindje

Përplasjet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Hezbollahu, grubi libanez i mbështetur nga Irani, ka deklaruar se ka hedhur raketa afër pozicioneve izraelite në zonën e kontestuar të Shebaa-s, duke i rritur edhe më shumë tensionet kufitare. Ky grup shtoi se sulmi me dhjetëra raketa ishte kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të së enjtes nga Izraeli.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha se së paku dhjetë raketa janë hedhur në drejtim të Izraelit nga pjesa jugore e Libanit. Ndërkohë që kjo është dita e tretë e tensioneve në kufi, që në fakt kanë vënë në rrezik qetësinë që prej 15 vitesh nuk ka ndryshuar.

ME TE LEXUARAT