Dy punëtorë vdesin nga vapa/ Urdhri në Itali: Ndalohet puna gjatë orëve më të nxehta të ditës!

Bota

Dy punëtorë vdesin nga vapa/ Urdhri në Itali: Ndalohet puna

Dy persona vdiqën nga vala e nxehtësisë në Puglia në ditët e fundit.

Në rajonin e Italisë temperaturat arritën deri në 40 gradë dhe për shkak të vapës, Camara Fantamadi dhe Antonio Valente humbën jetën teksa punonin.

Njëri prej tyre po shpërndante fletushka në pikun e vapës, kurse tjetri u asfiksua nga i nxehti teksa punonte në një kantier ndërtimi.

Për këtë arsye, Guvernatori i Puglias, Michele Emiliano ka urdhëruar që të ndalet puna në kushtet e ekspozimit të zgjatur në diell, nga ora 12.30 deri në 16.00. Urdhri do të jetë në fuqi deri më 31 gusht 2021.

ME TE LEXUARAT