Kontrolle në cdo rrugë të vendit, Policia nis gjobat me foton e makinës dhe targës

Policia e shtetit publikoi disa pamje sot te aksionit qe ka ndermarre me kontrolle ne gjithe rruget e vendit ne lidhje me kundravajtjet rrugore.
Ne disa akse, duket se mojitorimi me radar, po shoqerohet edhe me fotografimin dhe filmimin e kundravajtjeve.
Efektivat shikohen me pajisje teknologjike dhe kompiter si dhe me printer portativ qe printon foton e makines kundravajtese bashke me targen dhe situaten e shkeljes e cila i dorezohet drejtuesit te mjetit ne momentin e vendosjes se penalizimit.
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!
Për 12 orë, në të gjithë vendin, 66 leje drejtimi të pezulluara dhe 2668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, të cilat përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke vleresuar situatën aktuale të sigurisë rrugore, ka ngritur grupe të posaçme drejtimi, për të monitoruar zbatimin e sanksioneve të reja administrative që kanë hyrë në fuqi me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor, me qëllim forcimin e kontrollit nga autoritetet policore vendore, kryesisht ndaj shkeljeve që janë konsideruar si shkak jo vetëm për ndodhjen e aksidenteve rrugore, por edhe për rritjen e pasojave që vijnë si rezultat i tyre duke cenuar rëndë sigurinë në rrugë dhe njëkohësisht duke shtuar pasigurinë e përdoruesve të rrugës në tërësi.
Nisur edhe nga aksidentet e fundit rrugore, sektorët e Policisë Rrugore vendore, në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera policore në nivel qendror dhe vendor, janë angazhuar maksimalisht me të gjitha burimet njerezore dhe teknike, për të parandaluar dhe verifikuar çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që mund të jetë rrezik apo shkak për aksident rrugor.
Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara në rrugët urbane dhe interurbane janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve, që mbetet një nga shkeljet më të rrezikshme dhe në masë tek drejtuesit e mjeteve. Për këtë shkelje, për shkak të rrezikshmërisë dhe numrit të lartë të konstatimeve me ndryshimet e fundit është dhjetëfishuar sanksioni administrativ dhe në rast konstatimi në përsëritje 3 herë brenda vitit, krahas masës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj.