Kini kujdes! Nëse e teproni me konsumimin e antibiotikëve, pasojat nuk do ju pëlqejnë aspak

Antibiotikët janë barna të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Roli dhe përfitimi i penicilinës dhe antibiotikëve të tjerë në eliminimin e infeksioneve bakteriale dhe parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve, është i vlerësuar dhe i pamohueshëm.
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve është shkaktar i fortë i rezistencës ndaj antibiotikëve. Sipas studimeve, një e treta ose një e dyta e sasive të antibiotikëve të përdorur nga njerëzit është krejt e panevojshme. Antibiotikët trajtojnë infeksione bakteriale dhe jo infeksione virale.
Shembuj të këtyre të fundit janë e ftohura, gripi, bronshiti, kolla, infeksionet e veshit, sinozitit. Marrja e antibiotikëve kur keni një infeksion viral nuk e shëron atë, nuk parandalon sëmundjen e njerëzve të tjerë, mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë rezistencë ndaj antibiotikëve.
Kur ju jeni prekur nga një infeksion viral, antibiotiku sulmon bakteret e gabuar që nuk shkaktojnë sëmundje. Pacienti mund të ketë nevojë të shtrohet në spital, mund të kërkojë më shumë kohë për tu shëruar dhe të ketë nevojë për vizita tek doktori.
Shmangni infeksionet nëpërmjet një higjene të mirë. Sigurohuni që fëmijët tuaj të marrin vaksinat e duhura. Përdorni vetëm antibiotikë të rekomanduar nga mjeku dhe plotësojeni të gjithë ciklin e trajtimit. Mos merrni kurrë antibiotikë të mbetur nga një kurë e mëparshme. Mos merrni kurrë antibiotikë të rekomanduar për një pacient tjetër./Lajmi.net


