Dubai merr fronin, krijon pishinën më të thellë në botë

Bota

Dubai merr fronin, krijon pishinën më të thellë në

Pishina më e thellë në botë ndodhet në Dubai. Me 60 metra thellësi, pishina rrëmben kështu vendin e parë, duke lënë pas pishinën “Deepspot” të ndërtuar në Poloni, që është 45 metra e thellë. Një tjetër pishinë pritet të ndërtohet së shpejti në Angli, por ajo do të duhet të kënaqet me vendin e dytë, pasi do të jetë vetëm 50 metra e thellë.

Pishina e Dubait është e mbushur me 14 milionë litra ujë, volumi i nevojshëm për të mbushur 6 pishina olimpike dhe është të paktën 4 herë më e madhe sesa çdo pishinë tjetër në botë. Zyrtarisht, pishina mori titullin e më të thellës në botë nga Libri i Rekordeve Guinness, më 27 qershor.

Dubai merr fronin, krijon pishinën më të thellë në

Pishina do të hapet për publikun më vonë gjatë këtij viti, por ndër të parët që e ka provuar është Princi i Kurorës, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i pasionuar pas zhytjeve ekstreme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion