Takoi familjen e George Floyd, Joe Biden: Drejtësi për njerëzit me ngjyrë, nuk do ndalemi

Bota

Takoi familjen e George Floyd, Joe Biden: Drejtësi për njerëzit

Në një vjetorin e vrasjes së George Floyd, Joe Biden, presidenti i SHBA-ve ka takuar familjen e tij. Në fjalën e tij, Biden kërkoi më shumë punë në ndjekjen e drejtësisë racore. Duke sjellë në mend dënimin që mori polici që vrau Floyd, Biden tha se ky është një hap i rëndësishëm për drejtësinë, por asgjë nuk do ndalet me kaq.

“Beteja për shpirtin e Amerikës ka qenë shtytje dhe tërheqje e vazhdueshme midis idealit amerikan që të gjithë jemi krijuar të barabartë dhe realitetit të ashpër që racizmi na ka copëtuar prej kohës. Në rastin tonë më të mirë, ideali amerikan fiton. Ai përsëri duhet”, theksoi Biden.

Kujtojmë se pas vrasjes makabre të afro- amerikanit, në SHBA pati protestave masive dhe shkatërruese. Demonstratat popullore zgjatën me muaj në SHBA, në atë që Biden tha se ishte “një verë proteste që nuk e kishim parë që nga Epoka e të Drejtave Civile në vitet e 60’ta”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion