Vdes ish- bashkëshortja e Anchelottit, tekniku qëndroi pranë saj në momentet e fundit të jetës

Ka ndërruar jetë Luisa Gibellini, ish- bashkëshortja e teknikut Carlo Ancelotti. Mësohet se Gibellini ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare, ndërsa shkaku nuk është bërë me dije. Mësohet se tekniku ka fluturuar menjëherë në Itali kur mori vesh për përkeqësimin e gjendjes së saj. Kujtojmë se Ancelotti dhe bashkëshortja e tij kanë qënë një nga çiftet më të preferuar në kohën kur ishin bashkë.
Të dy ata qëndruan të martuar për 25 vite dhe sollën në jetë dy fëmijë. Gibellini ka qenë gjithmonë një tifoze e flaktë e futbollit, ajo ka qenë portiere, lojtare e softballit dhe tifoze e tenisit. Gjithashtu ka qenë pilote e licencuar e helikopterit, ashtu që rregullisht e shoqëronte Ancelottin gjatë ndeshjeve dhe ktheheshin bashkë në shtëpinë e tyre në Parma


