Kultivuan kanabis, tre në pranga në Fier

Aktualitet

Kultivuan kanabis, tre në pranga në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit Eduart Yzeiraj, Xhulio Troka dhe Gentian Yzeiraj.

Njoftimi i policisë:

Policia godet një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. Y., 37 vjeç (i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”) dhe Xh. T., 27 vjeç, të dy banues në Fier, pasi në një banesë të braktisur në fshatin Kreshpan, janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, për këtë rast u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi G. Y., 21 vjeç, banues në Kreshpan, i cili gjatë momentit që autorët janë pikasur nga shërbimet e Policisë, ka ndihmuar shtetasin Xh. T. të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës për prodhim e shitje të lëndës narkotike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion