Doza e tretë e vaksinës anti- Covid, Suedia bëhet vendi i parë që merr këtë vendim

Bota

Doza e tretë e vaksinës anti- Covid, Suedia bëhet vendi i

Suedia njoftoi se në vjeshtë do të fillohet me administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Në një deklaratë për gazetën Aftonbladet, Koordinatori i Vaksinave i Suedisë, Richard Bergström, deklaroi se si shtesë për dy dozat e administruara, gjatë vjeshtës do të fillohet me administrimin e dozës së tretë, duke shtuar se po ashtu po bëhet plan për dozë të katërt të mundshme.

Bergström vuri në dukje se në mesin e të vaksinuarve me dy doza ka të infektuar me variantin më ngjitës Delta.

“Për shkak se virusi pëson mutacione, përhapja e COVID-19 po rritet në shumë vende pavarësisht vaksinimit të dytë. Edhe pse më shumë se gjysma e popullsisë në Izrael është vaksinuar plotësisht, ka nga ata që janë infektuar me variantin Delta. Për këtë është e nevojshme edhe doza e tretë”, theksoi Bergström.

Sipas shifrave zyrtare, Suedia, vend me dhjetë milionë banorë, deri më tani ka regjistruar mbi 1,92 milionë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 14.642 kanë humbur jetën.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion