Ankthi nga Delta, Pfizer kërkon miratimin e një doze të tretë për përforcim, FDA e refuzon

Bota

Ankthi nga Delta, Pfizer kërkon miratimin e një doze të

Rreziku nga Delta ka “ngritur” Pfizer që të kërkojë një përforcim. Mësohet se kompania farmaceutike ka kërkuar nga rregullatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratimin e një doze të tretë përforcuese. Nuk ka vonuar shumë përgjigjja. Mësohet se FDA dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), u shprehën në një deklaratë të përbashkët se sipas mendimit të tyre amerikanët nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese në këtë kohë.

Ndërkohë që Zyrtari shkencor i Pfizer, Mikael Dolsten u shpreh se të dhënat e hershme nga studimet e vetë kompanisë tregojnë se një dozë e tretë përforcuese gjeneron nivele të antitrupave që janë pesë deri në 10-fish më të larta se pas dozës së dytë, duke sugjeruar që një dozë e tretë do të ofrojë mbrojtje premtuese.

Ai shtoi  se shumë vende në Evropë dhe jo vetëm, tashmë i janë drejtuar Pfizer për të diskutuar rreth dozave përforcuese, duke shtuar se disa prej tyre do të fillojnë t’i administrojnë ato edhe pa autorizimin e FDA. Ky propozim nga Pfizer, vjen teksa varianti delta po përhapet me shpejtësi marramendëse dhe po përbënë pjesën më të madhe të rasteve pozitive me COVID-19.

Versioni i ri i vaksinës Pfizer, do të funksionojë fillimisht si një eksperiment me 10 mijë veta, i cili do të zgjasë deri në vjeshtë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion