E rëndë në Korcë, i riu gjendet në rrugë me fraktura në kokë

Aktualitet

E rëndë në Korcë, i riu gjendet në rrugë me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet periferike të qytetit të Korçës, ku një i ri është gjetur i dhunuar nga banorë të zonës.

ata kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka pësuar fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave.

Vetë i dëmtuari ka deklaruar se nuk mban mend se kush e ka dhunuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT