"Do vras mjekë e qeveritarë", Belgjika e terrorizuar nga ish-ushtaraku i armatosur, vazhdojnë kërkimet

Bota

"Do vras mjekë e qeveritarë", Belgjika e terrorizuar nga

Operacioni i cili po kryhet për ditë me radhë për të kapur ushtarin e ekstremit të djathtë thuhet se përbën një kërcënim terrorist për vendin.Belgjika ka ditë që po jeton në ferr. Ushtari i ekstremit të djathtë Jurgen Conings i cili ka braktisur njesinë e tij duke marrë armë të rënda me vete dhe duke kërcënuar me vdekje është akoma i lirë.

Zyrtarët e prokurorit federal belg njoftuan se zona pyjore në rajonin e Limburgut, e cila është kontrolluar brenda fushës operacionit 4-ditor me afro 400 policë dhe ushtarë, është zgjeruar.Autoritetet thonë se deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e të arratisurit Jürgen Conings, i cili ende mendohet të jetë i armatosur.

Forcat e zbatimit të ligjit përqendrojnë kërkimet e tyre në parkun kombëtar Hoge Kempen, duke u përpjekur të gjejnë Conings, një snajperist me përvojë që mori pjesë në shumë luftëra.

Besohet se ushtarët e ekstremit të djathtë, të cilët u zhdukën duke lënë një letër vetëvrasëse, duan të organizojnë vrasje të ndryshme.

 Conings, i cili më parë ishte mbajtur nën vëzhgim për shkak të pikëpamjeve të tij radikale dhe afërsisë me grupet e ekstremit të djathtë, i la një letër lamtumire gruas së tij ku i shkruante se "ai nuk do të kapet i gjallë".

 Letra gjithashtu thotë qartë se ai synon politikanë dhe shkencëtarë që janë ekspertë të virologjisë.

Disa xhami afër zonës ku Conings supozohej se fshihet janë mbyllur për të parandaluar kërcënimet terroriste.

 Disa shkolla vazhduan mësimin e tyre me dyer të mbyllura dhe masa sigurie.

Conings, 46 vjeç, njihet si një ushtar i stërvitur mirë, i cili mori pjesë në luftë në vende si Bosnja dhe Hercegovina, Afganistani dhe Iraku, ku trupat belge shërbenin në të kaluarën.

Conings gjithashtu është një ushtar me përvojë që ka shërbyer si snajperist në Jugosllavi, Bosnjë, Kosovë, Liban, Irak dhe Afganistan. 

ME TE LEXUARAT