Përplasi për vdekje me makinë endacakun e famshëm të Burrelit dhe u largua, arrestohet shoferi

Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë endacakun e famshëm të

Aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësorë, kapet dhe arrestohet autori i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 12.00, në qytetin e Burrelit, shtetasi J. Gj., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. R., 59 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. 

Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari Haqif Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit, pasi u dërgua ma urgjencë. Ai njihej në zonë si endacak. 

Autori pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por pas ndjekjes nga Policia, u bë kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët e Policisë Rrugore u bë arrestimi i shtetasit J. Gj., 24 vjeç, banues në Mat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion