Gruaja i drejtoi gishtin e mesit, shoferi zbret nga makina dhe i qëllon për vdekje fëmijën 6 vjeçar

Bota

Gruaja i drejtoi gishtin e mesit, shoferi zbret nga makina dhe i qëllon

Opinioni publik në SHBA është shokuar nga ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Los Angeles.

Siç raportojnë mediat e huaja, një shofer i kishte prerë rrugën me makinë një gruaje e cila po udhëtonte. edhe ajo me automjet.

Në këtë moment, në nervozim e sipër ajo i ka drejtuar burrit “gishtin e mesëm”, por këtu më pas nisi e gjitha. Burri, sapo pa këtë veprim, nxjerr armën dhe godet drejt makinës së gruas, ku si pasojë humbi jetën vogëlushi i saj.

Bëhet fjalë për një fëmijë 6-vjeç. Mediat e huaja, kanë mundur të zbulojnë dhe fjalët e fundit të thëna prej tij: “Mami, po më dhemb shumë barku”.

Edhe pse një polic ishte aty pranë dhe bëri të mundur ndërhyrjen e shpejtë, ishte tepër vonë, djali nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Për vdekjen tragjike, janë sensibilizuar shumë qytetarë të cilët, përmes ueb-faqes GoFundMe kanë arritur të mbledhin deri më tani 39.000 dollarë për varrimin e djaloshit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion