Dhunuan dhe grabitën të moshuarin grek, arrestohen dy shqiptarët

Bota

Dhunuan dhe grabitën të moshuarin grek, arrestohen dy shqiptarët

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë dhunuar dhe grabitur një të moshuar në Greqi.

Njëri 23-vjeç dhe tjetri 26-vjeç, dy të rinjtë në bashkëpunim grabitën banesën e 76-vjeçarit duke hyrë nga dritarja dhe dera e pasiguruar.

Ata gjithashtu dhunuan të moshuarin i cili ka denoncuar se shqiptarët i kanë marrë 1 mijë e 340 euro.

Disa orë më vonë shqiptarët u kapën dhe tashmë duhet të përballen me drejtësinë greke.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion