Studimi britanik/ Varianti “delta” ka dyfishuar numrin e të shtruarve në spital nga Covid

Bota

Studimi britanik/ Varianti “delta” ka dyfishuar numrin e të

Varianti “delta” i koronavirusit i cili është përhapur përgjatë javëve të fundit në një pjesë të madhe të globit, ka dyfishuar numrin e rasteve infektive që janë shtruar në spital, teksa është dy herë më agresiv sesa varianti standart “alfa”. Kjo ka qenë gjetja e një studimit të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, që u publikua ditën e djeshme në revistën shkencore “The Lancet”.

Në studim shkruhet se: “Në rast infektimi me variantin ‘delta’, rreziku që të përfundojnë në spital dhe të kenë simptoma të rënda është dy herë më i madh se më parë, përfshirë edhe mes atyre që janë vaksinuar.”

Për të arritur në rezultatet e studimit janë marrë 43.338 raste infeksioni me këtë variant, ku rezulton se rreziku më i madh për të vdekur nga ai është në masën 74% mes të pavaksinuarve.

Aktualisht mbi 90% e rasteve të reja të infeksioneve me COVID-19 në Europë janë pikërisht me këtë variant.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion