Dalin pamjet, momenti kur hajdutët vjedhin makinën e Tom Cruise

Showbiz

Dalin pamjet, momenti kur hajdutët vjedhin makinën e Tom Cruise

Ditën e djeshme mediat e huaja bënë ditur se një grup hajdutësh vodhën makinën tip BMW të Tom Cruise teksa ai ishte duke xhiruar “Mission: Impossible 7” në Birmingham. Mediat e huaja raportojnë se makina e përdorur nga Cruise u vodh jashtë Grand Hotel.

Dalin pamjet, momenti kur hajdutët vjedhin makinën e Tom Cruise

“Një BMW X7 u vodh në Church Street ditën e martë dhe u mor sërish në një kohë të shkurtër”, tha policia në një deklaratë.

Dalin pamjet, momenti kur hajdutët vjedhin makinën e Tom Cruise

Makina u gjend afër Smethwick. Ndërkohë ditën e sotme janë publikuar pamjet e hajdutëve që vodhën makinën e yllit të kinemasë. Në fotot e shkëputura nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shihen tre grabitësit. Mes tyre duket edhe një grua, e cila mban në duar çantën ngjyrë të gjelbër të aktorit hollivudian.

Dalin pamjet, momenti kur hajdutët vjedhin makinën e Tom Cruise
Mesa duket grabitësit nuk kanë ditur si ta menaxhojnë situatën, prandaj dhe kanë braktisur automjetin luksoz në një lagje.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion