Dhjetëra kufoma në pyll, tronditet Britania e Madhe! Si u zbuluan trupat e pajetë

Bota

Dhjetëra kufoma në pyll, tronditet Britania e Madhe! Si u zbuluan

Për disa muaj me radhë, njësitë speciale kanë zhvilluar kërkime në pyllin Paramoor, afër fshatit Sticker në Cornwall, si pjesë e një hetimi kriminal ndërsa zbulimet janë të frikshme. Një pyll plot me kufoma. Gjatë këtij operacioni, në fillim të korrikut, u zbuluan mbetjet trupore të Daniel Coleman, 43 vjeç. Një person është tashmë i arrestuar dhe përballet me akuza për vrasje.

Coleman ishte zhdukur që nga muaji i kaluar në zonën e St Austell, dhe dyshohet se ai ka humbur jetën mes datave 2 qershor dhe 7 korrik. Komisionerja për Policinë dhe Krimin, Alison Hernandez, bëri të ditur se gjatë hetimeve janë hasur edhe trupa të tjerë, për të cilët po punohet për të zbuluar identitetin dhe shkaqet e vdekjes.

“Në pyll janë gjetur disa kufoma. Aktualisht po hetohet për të kuptuar sa persona janë, kush janë dhe çfarë ka ndodhur me ta. Disa prej tyre mund të kenë qenë aty prej kohësh,” deklaroi ajo.

Për shkak të rastit të ndërlikuar policia është detyruar të kërkojë ndihmë shtesë nga agjenci të tjera.

“Disa pjesë të këtij operacioni nuk mund të ndahen me publikun për arsye hetimore, por prania e forcave në terren flet vetë. Po përballemi me një zonë të madhe krimi që kërkon koordinim dhe burime të shumta,” shtoi Hernandez.

Ajo njoftoi se Agjencia Kombëtare e Krimit është angazhuar në mbështetje të hetimeve, ndërsa falenderoi forcat e tjera të përfshira për bashkëpunimin, edhe pse janë të ngarkuara me detyra të tjera gjatë kësaj kohe.

“Në vendngjarje është ngritur një strukturë forensike për analizat e nevojshme, dhe informacioni i plotë do të bëhet publik sapo të jenë verifikuar të gjitha elementet,” sqaroi ajo.

Daniel Coleman ishte shpallur i zhdukur më 1 qershor. James Desborough, 39 vjeç, nga Lower Sticker, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje. Ai është paraqitur në Gjykatën Magjistrale të Bodmin dhe aktualisht mbahet në paraburgim. Seanca e ardhshme do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Truros më 8 gusht.

Rreth dhjetë ditë më parë, në lidhje me raportimet për trupa të shumtë në pyll, Policia e Devon dhe Cornwall sqaroi se për momentin përqendrimi ishte në nxjerrjen e trupit të Coleman dhe se hetimet në terren lidheshin me rastin e tij.

 

 

ME TE LEXUARAT