Tentoi të shpëtoi jetën e një kameramani, vdes në moshën 55-vjeçari ministri rus

Bota

Tentoi të shpëtoi jetën e një kameramani, vdes në

Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare Yevgeny Zinichev, ministri rus i Emergjencave Civile, ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e dikujt tjetër. Mediat shkruajnë se 55-vjeçari po përpiqej që të shpëtonte një kameraman kishte rënë nga një shkëmb gjatë intervistës.

"Ai dhe kameramani ishin buzë një shkëmbi. Kameramani rrëshqiti dhe ra në ujë. Zinichev u hodh pas tij për ta shpëtuar dhe vdiq pasi  u përplas me një shkëmb " tha ajo.

Ai ka shërbyer si ministër i emergjencave civile që nga viti 2018 dhe për vite thuhet se ishte një anëtar kyç i sigurisë së Presidentit Vladimir Putin. Mediat ruse thonë se ata kishin filmuar një operacion trajnimi në rajonin e Krasnoyarsk në kohën e aksidentit. Anëtari i ekuipazhit gjithashtu vdiq pasi ra në ujë.

Stërvitja dy-ditore u organizua nga departamenti i Zinichev dhe u shtri në të gjithë Arktikun. Ai tha të martën se "formati, gjeografia dhe njësitë e përfshira janë unike".

Thuhet se ata ishin urdhëruar nga Presidenti Putin për të parandaluar situatat e krizës në Arktik dhe përfshinin 6,000 specialistë. Më parë, ministri vizitoi një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe vendin e një stacioni të ri zjarrfikës në Norilsk./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion